“Doja të bëhesha qitësi më i famshëm i shekullit”/ Vrau nënën, motrën dhe vëllanë! Dënim përjetë 19-vjeçarit, planifikonte sulm masiv në një shkollë në Angli

19/03/2025 15:02

Një adoleshent në Luton të Anglisë u dënua me burgim të përjetshëm, me një dënim minimal prej 49 vitesh, për vrasjen e familjarëve të tij.

Nicholas Prosper u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, 48-vjeçaren Juliana Falcon, vëllait të tij, Kyle Prosper, 16 vjeç dhe motrës 13-vjeçares Giselle Prosper.

Teksa njoftoi dënimin, gjyqtari tha se fjalët “i pashpirt dhe brutal” janë të pamjaftueshme për të përshkruar tmerrin e momenteve të fundit që pësuan viktimat e tij.

Trupat e tyre u gjetën në banesën e tyre në Luton në shtator të vitit të kaluar. Policia beson se ai vrau familjen, kur nëna e tij gjeti një armë gjahu që kishte blerë duke përdorur një certifikatë false dhe u përball me të.

Nga ana tjetër, 19-vjeçari kishte planifikuar të kryente një sulm të shtëna masive në shkollën fillore katolike St Joseph, ku vëllezërit e tij kishin qenë nxënës. Ai pohoi para trupës gjykuese se donte të njihej si “qitësi më i famshëm në shkolla për shekullin e 21-të”.

Skema iu prish përfundimisht nga oficerët të cilët e panë atë në rrugë menjëherë pas vrasjeve dhe e arrestuan. Arma e mbushur u gjet e fshehur në shkurre aty pranë, së bashku me më shumë se 30 gëzhoja.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta