
Volodymyr Zelensky sapo ka komentuar bisedën e tij telefonike me Donald Trump, duke e përshkruar atë si “pozitive”, “të sinqertë” dhe “shumë thelbësore”.
“Ne ramë dakord që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur një fund real të luftës dhe paqe të qëndrueshme,” thotë ai.
“Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me Presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, mund të arrihet paqja e qëndrueshme këtë vit”-tha Zelensky.
Trump ka thënë se palët janë duke shkuar drejt një rruge të përbashkët, dhe që i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Waltz që të bëjnë një përshkrim të duhur të pikave që janë diskutuar.
Biseda e së mërkurës ka qenë e para mes Trumpit dhe Zelenskyt prej takimit të tyre në Zyrën Ovale, më 28 shkurt, që nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë.
Biseda e tyre më 19 mars është zhvilluar pas thirrjes telefonike që ka zhvilluar të martën Trumpi dhe Putini.
Putini e ka refuzuar propozimin për armëpushim 30-ditor, i cili është shtyrë përpara nga Trumpi dhe paraprakisht është pranuar nga Ukraina.
Top Channel