
Ndërsa e ardhmja e vendit të tij diskutohet pa të nga liderët e Rusisë dhe SHBA-së, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka qenë në Finlandë, duke vazhduar vizitat tek aleatët që ai filloi në ditët e para të luftës.
Ai nuk iu referua drejtpërdrejt telefonatës, e cila tani ka përfunduar, por përsëriti thirrjet për të përfshirë Evropën në bisedimet për Ukrainën.
“Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve dhe gjithçka që lidhet me sigurinë e Evropës duhet të vendoset së bashku me Evropën”, tha ai.
Ai udhëtoi me gruan e tij, zonjën e parë ukrainase, Olena dhe presidenti tha se bisedimet me zyrtarët finlandez do fokusohen rreth mbështetjes në mbrojtje, investimeve në prodhimin e armëve ukrainase dhe integrimin evropian të Kievit.
Together with the First Lady @ZelenskaUA, I am on an official visit to our friends and principled allies—Finland.
Meetings will be held with President Alexander Stubb and First Lady Suzanne Innes-Stubb, Speaker Jussi Halla-aho and members of Parliament, Prime Minister Petteri… pic.twitter.com/3zRtvxn5o1
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 18, 2025
Top Channel