Pas telefonatës me Trump, Putin urdhëron ushtrinë të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase

18/03/2025 18:35

Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, sipas mediave shtetërore ruse.

“Gjatë bisedës, Donald Trump paraqiti një propozim për palët në konflikt që të përmbahen reciprokisht nga goditja e objekteve të infrastrukturës energjetike për 30 ditë. Vladimir Putin iu përgjigj pozitivisht kësaj nisme dhe menjëherë i dha ushtrisë ruse urdhrin përkatës”, tha Kremlini në një deklaratë.

Kremlini tha gjithashtu se Putini “iu përgjigj në mënyrë konstruktive” propozimit të Presidentit Trump për të zbatuar një “iniciativë në lidhje me sigurinë e lundrimit në Detin e Zi”, duke shtuar: “U ra dakord të fillonin negociatat për të elaboruar më tej detajet specifike të një marrëveshjeje të tillë”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta