
Egli dhe Gjesti janë ballafaquar në spektaklin e mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania 4.
Gjesti i tha Eglit se duket qartë se është kthyer me qëllim të keq ndaj tij. Kjo e fundit e kundërshton dhe thotë se është kthyer vetëm për veten e saj dhe për imazhin e saj. Sipas banorit kthimi i saj në shtëpi është thjeshtë viktimizim.
Debati i plotë:
Gjesti: Ato qe kam thënë kam thënë që do të zhdukem etj kanë qenë nga situata e nishanit dhe këto janë gjëra që ndodhin kur një çift zihet. Këto postime që po shikoj tani po më lënë të kuptoj se është kthyer me një qëllim të keq ndaj meje. Që kur je kthyer kam dashur të të lë kohën tënde, jo si Rozana që tu hodh në qafë. Dhe këto që po thua për shenjat që unë të kam dhënë kur kemi qenë në shtrat bashkë. Mendoj që ti kur ke dalë kë parë diçka ku ke dalë keq dhe kthehesh me këtë qasje. I the Kellyt që unë duhet të mbajë përgjegjësi për ndjenjat e tua. Sa dole jashtë i harrove të gjitha ato që ndodhën për 9 ditë, gjithë ato lot.
Egli: Përpara teje nuk qaj më, për këtë mos u merakos. Ka një dhomë rrëfimi aty, por përpara teje nuk qaj më, këtë ta kesh të sigurt se kam frikë se hidhesh nga muri përsëri. Unë nuk rashë në dashuri me krevatin, rashë në dashuri me personin që më puthte dhe përqafonte gjatë gjithë kohës. Ti më ke lënë të kuptoj që edhe ti ke ndjenja për mua me anë të veprimeve
Gjesti: Ne jemi puthur dhe kemi fjetur bashkë por nuk i kam bërë një premtim apo diçka tjetër. Ndoshta ndonjë prekje që kam bëre unë e ka bërë atë të mendojë se do bëjmë fëmijë aty për aty.
Egli: Ti ke bërë gjithë këto gjëra dhe më pas më ke thënë ik m’u largo dhe këtë nuk e mohon dot. Unë nuk hedh poshtë gjërat që ke bërë ti për mua por nëse s’më do dhe do që të zhdukem pse s’më lije të dilja kur hapja derën. Me dikë që do vetëm të rrish nuk e puth, nuk e përqafon, nuk e mban në prehër dhe nuk fle me të.
Top Channel