Gripi i shpendëve/ Në treg, 900 mijë vezë më pak! Ekspertët: Situatë e rreptë karantinore

18/03/2025 20:08

Që nga 5 marsi, 900 mijë vezë i mungojnë tregut. Ky produkt u bllokua nga AKU për shkak të gripit të shpendëve.

Shtami H5N1 ka zgjeruar hartën e infektimit në një tjetër stabiliment pularie në Xhafzotaj të Durrësit, duke e çuar numrin e pulave të asgjësuara mbi 200 mijë krerë.

“Në kompaninë tjetër është shfaqur sëmundja në 14 mars menjëherë u morën masat sipas planit të kontigjencës  deri më tani kemi 72, të gjitha këto ngordhje kanë shkuar për përpunim. Vazhdohet monitorohet procesi nga shërbimi veterinar dhe monitorohet situata pasi është një situatë e rreptë karantinore”, shprehet drejtori i AKVMB, Sulejman Kulloli.

Sëmundja që shfaros shpendët, është evidentuar që prej muajit shtator në 10 vendndodhje të të qyteteve të ndryshme.

“Përhapës të kësaj sëmundje janë shpendët emigrator dhe ato të ujit, prandaj i bëjmë thirrje stabilimente, fermerëve të rrisin masat e biosigurisë në mënyrë që të bëjnë të mundur parandalimin e kësaj sëmundje”, shprehet Kullolli.

Rasti i parë i gripit të shpendëve në Shqipëri, u shfaq tek pulat e oborrit në Kashar të Tiranës, e më tej u shtri edhe në pulari.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta