Aleksandar Vuçiç i mohoi me forcë akuzat e forcat policore serbe kanë përdorur një armë sonike kundër protestuesve në Beograd.

“Kjo është një gënjeshtër e ndyrë”, u shpreh ai në një fjalim drejtuar kombit. “Unë kam pasur rastin ta sho një armë të tillë jashtë vendit, ajo lëshon një tingull të fortë, shpues. Dhe një tingull i tillë nuk është dëgjuar në rrugët e Beogradit”, insistoi kreu i shtetit serb. Megjithatë, një video është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale e cila duket tregon sesi tubuesit ishin duke qëndruar në heshtje, kur një tingull misterioz shpërthen dhe ata tentojnë të largohen nga rrezja e tij.

Personat që pretendohet se janë ekspozuar ndaj armës kanë përjetuar dhimbje të mprehta në vesh, çorientim dhe panik, teksa sipas ekspertëve, ekspozimi për një kohë më të gjatë mund të çojë deri në çarje të daulles së veshit dhe dëmtim të pakthyeshëm të dëgjimit. Duke folur për mediat lokale, analisti ushtarak Aleksandar Radiç tha se tingulli duhet të ketë origjinën nga një pajisje akustike me rreze të gjatë-LRAD-, e njohur zakonisht si armë sonike.

Qendra e Beogradit për Politikën e Sigurisë, një OJQ e pavarur, e dënoi qeverinë për përdorimin e dyshuar të armës, duke thënë se “ky akt përbën një shfaqje flagrante të forcës dhe një përpjekje për të nxitur kaos, duke synuar delegjitimimin e protestave dhe kriminalizimin e qytetarëve paqësorë”, teksa vunë gjithashtu në dukje se përdorimi i një arme të tillë është i paligjshëm sipas vetë ligjeve vendase. Protestat e së shtunës u përshkruan si më të mëdhatë në historinë e Serbisë, dhe shënuan pikën kulmore të lëvizjes disa disamujore anti-korrupsionit të udhëhequr nga studentët serbë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta