Zbulohen detaje të reja tronditëse rreth vdekjes së Matthew Perry

17/03/2025 20:09

Matthew Perry, aktori i njohur për rolin e tij ikonë në serialin “Friends”, ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e fansave.

Vdekja e tij tronditi industrinë e kinematografisë dhe ndezi një valë misteresh që ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Një dokumentar i ri i titulluar “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy” po ndihmon në zbardhjen e detajeve të tragjedisë. Në tetor të vitit 2023, Perry ka marrë deri në 27 injeksione me ketaminë gjatë një periudhe prej tre ditësh, një veprim që ka çuar në vdekjen e tij.

E. Martin Estrada, ish-prokuror federal, e ka quajtur këtë një abuzim të frikshëm dhe një shfrytëzim të individit që ka çuar në rrezikimin e jetës së aktorit.

Për këtë ngjarje, deri më tani janë akuzuar pesë persona, përfshirë Kenneth Iwamasa, asistentin personal të Perry-t, dhe disa mjekë që kanë administruar ketaminën pa recetë.

Po ashtu, Salvador Plasencia dhe Mark Chavez, mjekët përgjegjës për përdorimin e këtij ilaçi, janë gjithashtu të përfshirë. Një tjetër person në këtë ngjarje është Erik Fleming, një aktor që mund të ketë pasur një rol ndërmjetës.

“Kur njerëzit përfshihen në aktivitete të pamatura që çojnë në vdekjen e tjetrit, ata duhet të mbajnë përgjegjësi”.

Deri tani, Iwamasa, Chavez dhe Fleming janë shpallur fajtorë dhe po bashkëpunojnë me autoritetet për të zbuluar të vërtetën e ngjarjeve që çuan në humbjen e Matthew Perry-t.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta