
Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit.
Ai shkroi se humbja ishte e madhe.
“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ne të gjithë ndjejmë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes. Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e ka lënë në errësirë Koçanin dhe Maqedoninë dhe boshllëku që ka mbetur është i padurueshëm”, ka shkruar Papazov.
Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen time! Por në këto momente, ne duhet të tregojmë virtyt, të shfaqim përgjegjësi të plotë dhe të tregojmë ndryshim në mënyrën tonë të të vepruarit. Me sjelljen tonë, ne duhet të japim shembullin se po i kundërvihemi një sistemi që nuk funksionon. Nëse ka ndonjë bazë për përgjegjësinë time, i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë dhe të veprojë në përputhje me ligjin”, tha Papazov.
“Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë nuk ka më të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumëkush, me të drejtë, e vunë re pse dje nuk dola në publik gjithë ditën. Por ata që më njohin e dinë se sa i thyer jam dhe si e përjetoj atë që ndodhi. Është e vështirë dhe do ta kem të vështirë të mbijetoj. Kam punuar me ndershmëri dhe përkushtim gjatë gjithë jetës sime. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të përfundonte kështu, por tani po largohem nga ky post, duke iu lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë”, theksoi Papazov.
Top Channel