
Autori i plagosjes së një 37-vjeçari gjatë mesnatës në Tiranë është vënë në pranga.
Pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 2, arrestuan shtetasin G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi G. P., ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel