
Kryeministri Edi Rama bashkë Zëvendëskryeministren Belinda Balluku drejtuese politike e PS në Fier, vizituan një fermë në Divjakë nga ku paralajmëroi ndryshimin e skemës së subvencioneve në blegtori.
Sipas Instat numri krerëve të gjësë së gjallë është gjithnjë në rënie.
Në Divjakë kryeministri pa në terren ende ndërtimin e rrugës Gur-Remas ku deri më tani janë kryer 35% e volumit të punimeve. Një investim i nevojshëm në shërbim të banorëve të fshatit Remas.
“Shiko të të them një gjë unë ty për këtë punë e BE-së. Ne duhet të mbarojmë negociatat deri në fund të 2027. Ne kemi disa çështje që po i negociojmë për të marrë më shumë kohë. E kanë bërë edhe Kroacia, edhe vende të tjera kanë bërë negocim që shiko: sepse faktikisht për të hyrë në BE duhet ti kesh të gjitha standardet dhe ata të thonë janë gati, futi. Por janë ça fusha, element të veçantë që ti nuk i bën dot kaq shpejt do të marrësh kohë.
Dhe një nga gjërat po negociojmë është kjo, çështja e si kalon prodhimi në tavolinë dhe ke qumështi, ke therjen të gjëja e gjallë është pika kyçe. Bullgaria ka hequr të zitë e ullirit sepse nuk ia pranonte njeri me therje rrugëve.
Edhe ne kemi bërë goxha progres te kjo pikë, po prapë na duhet. Dhe kjo që thotë Dhimo, pa veteriner ku të shkosh, kush të lë. Dhe nuk është çështja vetëm për BE-në, është çështja për shëndetin, është çështja për sigurinë. Këtu çështja nuk është për të mos i dhënë, këtu çështja është për t’i shtuar. Po për ti shtuar që ti shtojnë. Pra ka dy lloj mënyrash për ta dhënë: O jep subvencion si lëmosh sociale dhe ajo nuk sjell asgjë, vetëm riciklon mbijetesën, ose jep një subvencion që jep diçka dhe ajo rritet. Ne kemi kohë që e kemi ndryshuar linjën dhe hap pas hapi po kalojmë te zhvillimi, por ne nuk jemi aq të pasur sa t’i bëjmë të dyja. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje, dhe kjo është zgjedhja që kemi bërë dhe po funksion”, – nënvizoi Kryeministri Rama.
Top Channel