Spiropali prezanton kandidatët e PS në Kamëz: Një skuadër e re për Shqipërinë në BE

17/03/2025 22:39

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamëz skuadrën  e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.

“Këto janë zgjedhje historike. Shqipëria ka një shans të artë për të bërë hapin e madh drejt anëtarësimit të plotë në BE: të mbyllim procesin teknik të negociatave brenda dy viteve; të finalizojmë ratifikimin nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe brenda kësaj dekade Shqipëria të anëtarësohet në familjen europiane.

Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, sepse e ka dëshmuar me punën e tij, duke i dhënë Shqipërisë një rol të rëndësishëm në NATO dhe BE.

Partia Socialiste është forca e vetme që garanton vazhdimin e zhvillimit, rritjes së investimeve e pagave, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së arsimit, ashtu siç është bërë deri më tani”, u shpreh, Spiropali.

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta