Makina përplas qytetarin, po udhëtonte me biçikletë
17/03/2025 13:07
Aksident në Qafë Plloçë, një mjet përplas një person me biçikletë.
Mësohet se ambulanca është drejt vendit të ngjarjes, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të dëmtuarit por burime nga vendngjarja thonë se drejtuesi i biçikletës ka marrë dëmtime por nuk paraqitet në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Top Channel