Kryesocialisti Edi Rama takoi skuadrën e PS Tiranë për të cilën tha se është shumë më e gjerë sesa perimetri i anëtarësisë të kësaj force politike.

I pari socialistëve u shpreh se këto zgjedhje kanë një dallim të madh me ato të shkuarën dhe kjo lidhet me aspiratën e Shqiptarëve pjesë e Bashkimit Europian.

Patjetër që të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme, patjetër që në çdo zgjedhje një parti si e jona hyn për të fituar dhe patjetër që çdo zgjedhje ka patur peshën e vet  mbi fatin dhe mbi ecurinë e vendit por këto zgjedhje kanë një peshë specifike të posaçme sepse besoj që qysh nga zgjedhjet e para pluraliste ose le të themi dy zgjedhjet  e para, ato të 91 dhe 92, këto zgjedhje janë të parat zgjedhjet që kanë një rëndësi të posaçme gjeopolitike për Shqipërinë.”, tha kryesocialisti.

Rama foli edhe për pritshmëritë e votës në drejtim të PS.

Në fund të ditës ne jemi këtu mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve dhe shqiptareve që me votën e diasporës mund të shkojnë afër 1 milionëshit dhe është e pamundur të mos mendojmë edhe të mos përpiqemi që këtë forcë tua vëmë në dispozicion të gjithëve pavarësisht dallimeve që mund të kemi në tryezë kur flasim për pikëpamjet tona lidhur me një çështje apo me një çështje tjetër, në fund ne duhet të jemi të gatshëm që Partinë Socialiste tua vëmë në dispozicion të gjithë atyre që duan të realizojnë dhe që ndajnë me ne qëllime të mëdha”, tha Rama.

Për 11 Majin Rama kërkoi jo vetëm fitoren por ngulmoi në një fitore kualitative.

Duhet të bëjmë ç’mosin që në këto zgjedhje të marrim rezultatin më të morë të të gjithë kësaj serie fitoresh, 9 fitoresh radhazi. Në 11 maj kemi radhën e 10 dhe duhet të marrim një fitore me notën 10 duke filluar nga Tirana ku qielli duhet të jetë kufiri, qielli. Llogaritë aritmetike nuk vlejnë në këto zgjedhje, në këto zgjedhje vlen një llogari tjetër. Llogaria e shqiptarëve me historinë e më të shkuarën e në të ardhmen”, shtoi ai.

Subjekti batutave të zakonshme në këto raste nuk ishte Erion Brace tashmë pjesë e skuadrës së Tiranës por një kandidat tjetër zemra të cilit tashmë rreh majtas.

Kemi një ballist këtu, Halit Valterin që qëkur na njohu nuk na u nda më. Nuk është shaka Halit, kjo është e vërteta kështu që shko tani dhe thuaji atyre të tuve që “Hajdeni këtu se mbetët përfundimisht në kënetë. Me këtë hudhër në fund për të mos marrë më sysh po e mbyll se hudhër më të mirë në një shtëpi politike sesa të kesh një ballist në fasadë, nuk ka”, përfundoi kreu i qeverisë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta