Berisha merr pjesë në takimin e PPE: Është rikthim për mua, integrimi është ngadalësuar prej qeverisë në Tiranë

17/03/2025 19:19

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili mori pjesë në samitin e PPE-së në Podgoricë, u shpreh se fokusi ishte te Ballkani Perëndimor në raport me proceset e integrimit.

Sali Berisha: Fokusi i takimit ishte Ballkani Perëndimor në Raport me proceset e Integrimit sfidat dhe pengesat.
Pata rast të paraqes pikëpamjet e Partisë Demokratike mbi proceset e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit. Natyrisht nga këndvështrimi i opozitës, ngadalësimi i këtij procesi ka shkaqe të brendshme sipas vendeve.
Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE.
Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar.

Cili ishte qëndrimi i Manfred Ëeber si presidenti i PPE-së në këtë takim?
Sali Berisha: Ju e patë që më dëgjuan me shumë interes. Dhe më pas mora komente shumë pozitive nga të pranishmit për diskutimin që pata. Ishte një diskutim i hapur, natyrisht isha i vetmi opozitar në panel, pasi të tjerët përfaqësonin qeveri. E thashë që në fillim se unë, përfaqësoj opozitën dhe kam pikëpamje të ndryshme lidhur me ngadalësinë e procesit të integrimit që është tërësisht nga faktorë kryekëput pothuajse, nga faktorë lokalë. Nga mosrespektimi i standardeve demokratike, nga penetrimi i thellë i krimit në qeverisje. Në Shqipëri konkretisht narkoshteti, nga përdorimi i terrorit politik për të marrë vota dhe mandate.
Pra paraqita realitetin shqiptar siç është.

Si u prit rikthimi juaj në EPP pas shumë kohësh në fakt.
Sali Berisha: U prit në mënyrë të shkëlqyer. Ky rikthim i llojit të tij është epik, ndaj dhe miqtë e vjetër i takova dhe më përgëzuan. Natyrisht edhe vendosmëria e tyre. Shqipëria nuk është ajo që ishte. Njohuritë për Shqipërinë janë krejt të tjera sot. Edi Rama do ti ketë kohërat të pamundura të manipulojë, siç ka manipulur gjer sot opinionet.

A është kjo koha e rikthimeve të Sali Berishës?
Sali Berisha: Është fakt, kjo është e vërtetë, e vërteta kjo është.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta