‘Laborator’ kokaine në Firence me vlerë 700 mijë euro, në pranga një shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë
Përfshihet nga flakët një parking në një pallat në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në rrugën “Gjik Kuqali”.
Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë të munduar shuarjen e flakëve, ndërsa mësohet se ka nisur puna për evakuimin e banorëve.
“Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel