“Gjyshit do t’ia hapim në 12 maj”/ Rama ironizon Berishën që i premtoi fëmijës rikthimin e TikTok: Thani kënetën me votë

16/03/2025 19:19

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Këtë herë bëhet fjalë për premtimin e dhënë nga Berisha ndaj një fëmije gjatë protestës së djeshme, ku i tha “Gjyshi do ta hapë TikTok-un më 12 maj”.

Në postimin në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë bën thirrje për ‘tharjen e kënetës (referuar Berishës) me votë”.

Në një tjetër postim, kreu i qeverisë ka ndarë dy foto. Në njërën prej tyre shkruan “PS për Kavajën”, ndërsa në tjetrën ka postuar një buf, ky shkruan “Këneta për Kavajën”.

Ndër të tjera ai shkruan “Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD. Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma çoi me lutjen për ta postuar”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta