“Gara e pabarabartë”, Erion Braçe: Gati për betejë, po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”!

16/03/2025 21:23

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për herë të parë pasi u vendos në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe thotë se është gati për betejë, teksa thekson se “po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues ‘o unë, o ai’”. Më tej ai shton se gara është e pabarabartë.

Reagimi i plotë:
GATI!
EDHE NJE HERE!

DO E BEJ KETE BETEJE EDHE KETE HERE;
DO MARR VOTA ME FYTYRE, KURRE PA FYTYRE!

Nuk kam ministri, ndermarrje, asete, nepunes, te mira publike per te shperndare-I KA NDALUAR LIGJI KETO;
Nuk kam biznes, para, llogari bankare nga rrjedhin para zgjedhore;
Nuk kam biznesmene, as perpara e as mbrapa,
detyrim ndaj tyre;
Nuk kam televizion, gazete, portal, podcast;

POOOO, KAM PUNE TE BERE DHE DUA PUNE PER TE BERE!
Kam mendje per vizionin e duhur, zemer per ti perfshire te gjithe e ndjere njesoj, gjuhe per te komunikuar me cdokend, kembe per te ecur e shkuar kudo, dore-duar per ti shtrenguar me secilin;

POOOO, KAM PARTINE ME TE MADHE NE VEND,
PARTINE SOCIALISTE, PARTINE TIME-ME TE U BASHKOVA FARE E RI, U RRITA ATY, NUK E PERDORA KURRE PER VETE, NUK E DEMTOVA KURRE, NUK E DEMTOVA KURRE; kurre nuk mori barre prej meje;

JAM SOCIALIST NE TE DHE NUK KAM TURP TA THEM HAPUR, ME ZE TE LARTE, KUDO;
Nuk e kam instrument kariere, lavdie personale, por mundesi per te arritur qellime te mira e te perbashketa ne sherbim te njerezve-keshtu ka qene cdo dite per mua.

DO E BEJ KETE BETEJE NE #TIRANE, me ne fund edhe per Tiranen e madhe-kam 6 jave qe bej dhjetera kilometra ketu.

Kjo jave ka qene e veshtire. Me eshte dashur te pertyp perfundimisht inatin brutal perjashtues “o une, o ai”, te pranoj nje gare te pabarabarte kur kam vec 6 jave ketu, te shkel mbi ca parime qe i kam te shenjta kur me duhet te konkuroj ne nje strategji jo etike me shoket e mi te vjeter e te rinj.

Ne kaq vite kam mesuar se ka gjera me te medha se kaq;
NJEREZIT, JETA E TYRE NE KETE VEND-MIREQENIA, BARAZIA E MUNDESIVE, PUNA, SHENDETI, SOLIDARITETI, KY VEND DHE E ARDHMJA E TIJ, VLEJNE ME SHUME!

NDAJ PO VENDOS TA BEJ KETE BETEJE NE TIRANE;
Nga Rrogozhina komshie per 12 vite me rradhe-bujqesore e blegtorale, Kavaja po e tille, fshatrat me rradhe-fokusi i nje pune per ta e me ta te paperfunduar ne Kuvend, Tiranen bujqesore si e dyta e Shqiperise po te tille-bujqesore, ne KOMBINATIN ku u linda e kam njerezit e mi te gjakut e jetes se perbashket, kudo ne Tirane ku kam mare gjithe jetes shume mbeshtetje e fuqi, PER TU NDALUR TE #5✋sa, NJESIA SIMBOL E KETIJ QYTETI!

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta