
Të gjithë ata shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe apo të dëbuar si emigrantë ilegalë, nëse futen përsëri ilegalisht në shtetit ishull, do të përballen me dënime deri në 4 vite burg.
Në këtë situatë është Alket Dauti, i cili pasi u ekstradua për në Belgjikë ku vuajti një dënim për trafik njerëzish me kamionë drejtë Anglisë, ka hyrë përsëri ilegalisht.
Gazeta Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, shkruan se Agjencia Britanike e Kufirit dhe Emigracionit të premten arrestoi Alket Dautin duke e nxjerrë përpara një gjykate me akuzën “Hyrje në Britaninë e Madhe pa patur leje qëndrimi”.
Alket Dauti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri më 11 Prill datë në cilën do të dalë përpara gjykatës Woolich Crown Court, nga ku ti duhet të deklarojë pozitën e tij fajtor ose jo fajtor për akuzën e ngritur duke rrezikuar deri 4 vite burg.
Në 2019 Dauti u ekstradua nga Anglia në Belgjikë pasi ishte dënuar në mungesë për trafikun e shqiptarëve me kamionë të cilët paguanin 13.000 stërlina për person.
Gazetarët e Mail on Sunday dy javë më parë publikoi një shkrimin nga ku thuhej se Alket Dauti, në përfundim të dënimit ishte futur ilegalisht në Angli.
Kjo u zbulua kur ai në TikTok publikoi një video duke ngarë makinën në rrugët e Londrës, përfshi disa foto të cilat faktonin, rikthimin e tij në Britaninë e Madhe.
Pikërisht këto publikime në TikTok prej Alket Dautit i hapën telashe, duke e ekspozuar fillimisht në këtë gazetë britanike.
Shkrimi shërbeu si një sinjalizim për Agjencinë Britanike të Kufirit dhe Emigracionit për ta gjurmuar e arrestuar më pas ish bosin e trafikut të njerëzve të cilin e mori në qafë një video e vetme në TikTok.
Top Channel