Aksident i rëndë në aksin ‘Fushë-Krujë – Krujë”, tre mjete përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një 19-vjeçar, plagosen dhe dy persona 26/09 07:38
“Edi Rama sot u damkos si armik i egër i lirisë”, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, në përfundim të protestës, që u organizua kundër mbylljes së TikTok.
“Ju i dëgjuat fjalët e tyre, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar, sot u damkos si armik i egër, jo i TikTok, por armik i lirisë, i të rinjve shqiptarë. U damkos si i biri i të atit që 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit. Mori ndëshkimin e merituar. Kurrë s’kam dëgjuar fjalime kaq të bukura se sa dëgjova sot. Ishte dita e tyre, u mrekullova nga fjalët që mbajtët“, tha Berisha.
I pyetur nëse do të ketë protesta të tjerë me këtë temë, ai tha se këtë ‘do ta vendosin të rinjtë’.
Top Channel