Tensionet në Lindjen e Mesme, sa të rrezikuar jemi? Rama për “Le Point”: Do të blejmë sisteme mbrojtëse, Shqipëria nuk ka një qëndrim të unifikuar të BE-së 26/03 09:07
“Edi Rama sot u damkos si armik i egër i lirisë”, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, në përfundim të protestës, që u organizua kundër mbylljes së TikTok.
“Ju i dëgjuat fjalët e tyre, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar, sot u damkos si armik i egër, jo i TikTok, por armik i lirisë, i të rinjve shqiptarë. U damkos si i biri i të atit që 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit. Mori ndëshkimin e merituar. Kurrë s’kam dëgjuar fjalime kaq të bukura se sa dëgjova sot. Ishte dita e tyre, u mrekullova nga fjalët që mbajtët“, tha Berisha.
I pyetur nëse do të ketë protesta të tjerë me këtë temë, ai tha se këtë ‘do ta vendosin të rinjtë’.
Top Channel