Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota po bëhet edhe më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pohoi për REL se numri i pjesëtarëve të FSK-së tashmë ka kaluar 4.300 dhe se, brenda vitit të ardhshëm, pritet të arrijë mbi 5.000.

Në fund të tranzicionit, në 2028-tën, parashikohet që kjo shifër të mbërrijë në mbi 7.500 pjesëtarë – prej tyre 5.000 aktivë, të tjerët rezervistë.

“Objektivat tona po realizohen më shpejt seç ka qenë e planifikuar fillimisht – gjë që tregon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të FSK-së”, pohoi ministri, sipas të cilit, trupa ushtarake po formëzohet sipas standardeve të NATO-s, ku Kosova synon të anëtarësohet.

Maqedonci shpjegoi se pjesëtarët e FSK-së janë duke u trajnuar në akademitë ushtarake të NATO-s dhe duke zbatuar doktrinën e saj. Për më tepër edhe të gjitha blerjet ushtarake realizohen nga vendet anëtare të aleancës.

“Ky është një standard, i cili garanton pajisje cilësore dhe përputhshmëri të plotë me sistemet e aleancës”, thekson Maqedonci.

Sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, ministri vlerëson se Kosova ka kapacitete shumë më të avancuara, krahasuar me disa vite më parë.

Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, ai nuk dha më tepër detaje s ai takon armatimit që zotëron vendi, por, mes tjerash, përmend “një flotë të dronëve Bayraktar” dhe “sisteme të tjera të mjeteve fluturuese pa pilotë”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta