Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë

14/03/2025 20:15

Familjarë, miq e të afërm përkujtuan 100-vjetorin e lindjes dhe 5-vjetorin e vdekjes të patriotit dhe ish-kryetarit të pajtimit të gjaqeve në Tropojë, Avdi Rexha, i cili prej kësaj të premteje do të ketë një bust prej bronxi në qytet.

Ky përvjetor i patriotit u nderua nga dhjetëra aktivistë të pajtimit të gjaqeve nga Kosova, Kukësi, Hasi e Shkodra, ndërsa i pranishëm ishte edhe Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, i cili vlerësoi figurën e Avdi Rexhës.

Aktiviteti vijoi me promovimin e librit mbi jetën dhe veprimtarinë e patriotit Avdi Rexha, ndërsa në fund iu akordua një mirënjohje nga Bashkia e Tropojës.

Arkivë/ Kjo intervistë është realizuar në tetor të vitit 2018, përpara se Avdi Rexha të ndërronte jetë: 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta