
Kryeministri i sapobetuar kanadez, Mark Carney iu përgjigj me forcë një pyetjeje në lidhje me kërcënimet e përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump për të aneksuar Kanadanë si shtetin e 51-të, duke thënë se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
“Personalisht, kam qenë i qartë … se ne kurrë, kurrë, në asnjë mënyrë apo formë, nuk do të jemi pjesë e Shteteve të Bashkuara”, tha Carney në konferencën e tij të parë për shtyp si kryeministër i Kanadasë.
Carney theksoi se ai e respekton Trump, duke treguar përvojën e tyre të përbashkët në sektorin privat dhe duke korrigjuar butësisht një gazetar që iu drejtua presidentit amerikan vetëm me mbiemrin e tij, pa titullin postit të tij.
“Për të qenë të qartë, ne respektojmë Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Trump”, tha Carney.
“Presidenti Trump ka vënë disa çështje shumë të rëndësishme në krye të axhendës së tij. Ne e kuptojmë axhendën e tij, e kuptojmë rëndësinë e trajtimit të plagës së përhapjes së fentanilit, e cila është një sfidë këtu në Kanada, si dhe në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.
Top Channel