
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Zyrtarët e lartë demokratë e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke theksuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces dhe po Partia Demokratike do ta përfundojë atë.
Ky proces sipas zyrtarëve demokratë duhet të jetë i bazuar në ligje e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë nga Bashkimi Europian.
Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku Marta Kos u njoh me shqetësimet legjitime të opozitës, sipas tyre nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e krimit të organizuar në proces.
Jorda Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi i kërkuan Komisioneres Kros, se tashmë që është hapur grupkapitulli themelor dhe zgjedhjet janë pjesë e tyre, Bashkimi Europian të monitorojë me vëmendje të shtuar këtë proces.
Top Channel