“Nuk kandidoj në qytetin e tritolit”, kandidati i PD, Aulon Kalaja: Futem si burrë në politikë, jo për përfitim personal

13/03/2025 22:11

Aulon Kalaja është kandidat i PD Durrës në listën e hapur.

Ai e shikon një domosdoshmëri futjen në politikë, ndërsa e cilësoi  në Top Story listën e Durrësit jo të shkëlqyer.

Kalaja: Unë kurrë nuk e kam mohuar që jam nga Fushë Kruja që cilësohet si vendi i krimit dhe tritolit, më gjeni një vend që ka qenë Papa dhe George Ë Bush. Unë bëra një betejë me Alabar, për Velierën. Çdo listë ka të metat e veta, nuk është një listë e shkëlqyer, s’mund ta lë një zonë që këlthet për një djalë nga zona e saj, edhe në Krujë kam logjikat politike që më çojnë atje apo në Sukth, Manëz, apo Durrësi në tërësi, e shoh domosdoshmëri, nëse nuk merremi me politikë do të qeverisemi nga inferiorët ose nga një pakicë. Unë e shikoj veten si ata burra që futen për të dhënë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta