
Një zyrtar i qeverisë ukrainase u shpreh se Kievi e kupton se nuk mund t’i rimarrë të gjitha territoret e pushtuara me mjete ushtarake nga trupat ruse tani dhe se rikuperimi i tyre do të duhet të bëhet me mjete diplomatike me kalimin e kohës.
Zyrtari tha dy ditë pas bisedimeve midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas për t’i dhënë fund luftës me Rusinë se Kievi nuk do të njihte të drejtat e Moskës për territorin ukrainas.
Në lidhje me armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës, Reuters raporton se Trump është shprehur se është i gatshëm të bisedonte me Putin për të siguruar një armëpushim.
Ndërkohë Vladimir Putin është shprehur se është në favor të arritjes së një armëpushimi si dhe paqeje të përhershme me kushtin që të adresohen të gjitha problemet mes dy kombeve.
Top Channel