Hua 657 milionë euro nga BE për reformat/ Balla prezanton projektligjin: Sigurojmë pathyeshmërinë e Drejtësisë

13/03/2025 13:52

Në Kuvend po diskutohet Projektligji për Marrëveshjen e Huasë me Bashkimin Evropian, me vlerë 657.4 milionë euro, si financim për reformat dhe ekonomisë.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, gjatë prezantimit të projektligjit, tha se kjo marrëveshje synon financimin e reformave dhe integrimin ekonomik të vendit në tregun e vetëm evropian, përmes huasë prej 657.4 milionë euro dhe një granti prej 264.6 milionë euro nga BE.

“Është një koincidencë e bukur sot, ndërsa komisionerja Kos viziton Shqipërinë, në Kuvend diskutohen dy marrëveshje tepër të rëndësishme financiare mes Shqipërisë dhe BE-së. Janë marrëveshje që kanë në fokus ose garantojnë një mbështetje tepër të madhe financiare për Shqipërinë. Këtu, në emër të qeverisë, të kësaj shumice, rishprehim mbështetjen tonë të plotë për institucionet e reja të drejtësisë në pavarësinë e tyre. Falë kësaj marrëveshjeje do të vazhdojmë të garantojmë fondet për SPAK-un dhe GJKKO-n për të çuar përpara reformën në drejtësi. Për ne garantimi i pakthyeshmërisë së reformës në drejtësi është themelor. Një palë betohet se, larg qoftë, po t’i besojë populli Gjuzit, Jenisherit, udhëheqësve të “sulltanit të madhërishëm”, imagjino të rrëzojnë reformën në drejtësi. Ndaj BE-ja vazhdon të mbështesë fuqimisht shtetin shqiptar dhe qeverinë shqiptare për ta fuqizuar edhe më tej pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”, tha Balla.

“Sot Shqipëria prodhon dy herë më shumë sesa kapacitetet prodhuese që gjetëm në vitin 2013”, vijoi Balla, ndërsa shpjegoi se nga kjo iniciativë e re zhvillimore pritet të ofrohet mbështetje financiare deri në 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027 për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta