
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar reagimet e deputetit Dash Sula, pasi ky i fundit nuk do të jetë në listën e kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit.
“Në tërësi deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Nuk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, por unë mendoj se beteja me Edi Ramën ose kundër Ramës zhvillohet jo nga opozitat e opozitës, por ajo zhvillohet në gjirin e alenacës më të fuqishme ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.
Mbrojtja e kryeministrit është Puthja e Judës për Dash Sulën që ka karrierën e tij, Por mendoj që hapi që bëri të rreshtohet me opozitën e opozitës, defakto në patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja e duhur, megjithëse unë respektoj zgjedhjen”-u shpreh Berisha.
Top Channel