
13/03 19:12
Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, homologu i tij rus, Vladimir Putin bëri një deklaratë shumë premtuese, ndërsa shtoi se nuk ishte e plotë.
Reuters raporton se Trump është shprehur se është i gatshëm të bisedonte me Putin për të siguruar një armëpushim.
“Shpresojmë se Rusia do të bëjë gjënë e duhur”, ka thënë Trump.
Ndërkohë Vladimir Putin është shprehur se është në favor të arritjes së një armëpushimi si dhe paqeje të përhershme me kushtin që të adresohen të gjitha problemet mes dy kombeve.
Top Channel