“Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua”, reagon Berisha: Ai e deklaroi që nuk është në listë, por mund të ndryshojë mendim

12/03/2025 16:34

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi për herë të parë para mbledhjes së Kryesisë së PD pas deklaratës së deputetit Dashnor Sula se nuk do të jetë në listat e zgjedhjeve.

Berisha për Sulën: Kjo që mund t’i them është se është njeri i respektuar. Mos shkoni në ekstreme, primaret janë një kriter themelor, nuk ia mohon kush meritat. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën, çfarë kishte sot në dëshmitë e skapistëve në gjykatë, shpëtuat nga një telefonatë ju nga Lali vjedhësi?

Pse më të votuarit nuk janë në listë të hapur?

Berisha: Janë, të miratohet lista, nuk më shkon mua të nxjerr listën kur nuk është.

Më të votuarin e Elbasanit nuk e keni në listë.

Berisha: Ajo nuk dihet e thua ti, ai deklaron, por mund të ndryshojë mendimin( Për Sulën). E vërteta është që po mendoj për qeverinë pas 12 majit.

Në lidhje me Vasil Sterjovskin, ai tha sa është i vjetër njeriu, është edhe tradhtia, nuk ke ç’i do.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta