
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës u paraqit sot në dyert e SPAK.
Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros së llogarive bankare.
Ndërsa sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, në 12:30 ka seancë në Apel Erjon Veliaj.
Ishte një proces maratonë ai i masës ndaj kryebashkiakut dje, i cili mbas shtatë orë e 30 minuta u mbyll pa vendimmarrje. Gjatë seancës me dyer të mbyllura të kryesuar nga Engert Pëllumbi avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e klientit të tyre nën arrest në burg prej 10 shkurtit.
Por prokurorët e posaçëm të dosjes kanë paraqitur prova të reja, çka e detyroi gjyqtarin e posaçëm të shtyjë vendimmarrjen për të mërkurën në orën 12.30 për t’i lënë kohë mbrojtjes të njihen me to.
Top Channel