Kryesocialisti Edi Rama të dielën dëgjoi të dielën propozimet e drejtuesve politik për skuadrat e tyre të 11 Majit.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se propozimet e të dielës kanë pësuar disa ndryshime thelbësore të cilët i janë komunikuar Ramës gjate takimeve që ai pati sot me drejtuesit politik përpara  mbledhjes së Kryesisë nga ku do të dalë lista finale.

Mbledhja e Kryesisë së PS vijon ende, ndërsa na ndajnë disa orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 majit sipas formulës, drejtuesit politik, gratë dhe të rinjtë në listën e mbyllur, ndërsa të tjerët në listën e hapur në një garë të fortë mes veti.

Zyrtarisht dihet fakti që Petro Koçi nuk do të jetë kandidat për deputet, ndërkohë që tre kryebashkiakë, i Burrelit, Tepelenës dhe Beratit kanë dhënë tashmë dorëheqjen për t’iu bashkuar listës së socialistëve.

Rama i nisi që në mesditë mbledhjet e veçanta me të gjithë drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, ndërsa këtë pasdite do të hartohet lista finale për ta dorëzuar në KQZ para orës 24:00.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta