Kanadaja njoftoi një sërë masash hakmarrëse ndaj SHBA që do të hyjnë në fuqi të enjten, duke përfshirë tarifa 25% për importet 20.1 miliardë dollarë të mallrave amerikane si çeliku dhe produktet e aluminit.

Kanadaja synoi gjithashtu importe me vlerë miliarda dollarë nga SHBA të kompjuterëve, pajisjeve sportive dhe produkteve të gize, raporton CNN.

Këto masa vijnë pasi Presidenti Donald Trump të mërkurën vendosi tarifa gjithëpërfshirëse 25% për të gjithë çelikun dhe aluminin e importuar në Shtetet e Bashkuara.

Kjo lëvizje kërcënon të rrisë çmimet në një gamë të gjerë mallrash të konsumit dhe industriale për amerikanët.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta