
Salla operative e Policisë së Shkodrës mori një telefonatë anonime ku lajmërohej se në shtëpinë e shtetasit Pjetër Gjoni mbahen armë dhe drogë.
Policia mbërriti menjëherë në fshatin Bleran, në njësinë Bardhaj ku nisi kontrollet në banesat e familjes Gjoni. Banesat e babë e bir janë ngjitur, por të ndara me një mur me blloqe. Në mes kishte një portë komunikuese për të kaluar.
Në oborrin e Zef Gjonit u gjet një serë e vogël e improvizuar me plasmasë, bosh, ku janë konstatuar dhe gra të tjera të cilat dyshohet se punonin në brendësi të ambienteve ku u konstatua lënda narkotike. Uniformat blu identifikuan dhe ndaluan 9 punëtore.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Pjetër Gjoni, djalit të Zefit, është konstatuar se në pjesën e jashtme të banesës ishte një kasolle e përshtatur për tharje. Gjatë kontrollit të kësaj banese janë konstatuar bimë të dyshuar kanabis sativa, 5.9 kilogram në proces tharje, ndërsa në gjendje të thatë 80 kilogramë. Në total, një sasi prej 86 kilogramë.
Zef Gjoni përpara policisë ka fajësuar djalin. Ai deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë bënte i biri, pasi nuk kishte marrëdhënie të mira me nusen e djalit, ndaj, nuk kishin komunikim. Këtë dëshmi e ka mbështetur edhe Pjetër Gjoni. Ai ka deklaruar se lënda narkotike i përkiste vetëm atij dhe asnjë pjesëtari tjetër të familjes.
“Në lidhje me gratë e gjetura në afërsi të banesës së tij, Pjetër Gjoni deklaroi se nuk kishin lidhje me lëndën narkotike të gjendur në banesë, pasi i ka gjetur nëpërmjet një shoqeje të quajtur Glediana. I ka kërkuar asaj që ti gjente disa punëtore për të pastruar sherebelë, nuk i ka treguar të vërtetën.
Policia ka pyetur dhe gratë e tjera që janë gjendur në banesën e braktisur në shtëpinë e familjes Gjoni. Të gjitha gratë thuajse kanë dhënë të njëjtin variant. Dicka të tillë e konfirmojnë dhe dy prej tyre që pranuan në kushte anonimati të thyejnë heshtjen për Inside Story.
‘Shkova se ndoqa ca shoqe, me thane për pune, për sherebelë dhe shkova, nuk e dija për hashash. Nuk e dija fare’ u shpreh punëtorja e hashashit
‘Nuk e dija se do te ishte për hashash, me thane ca shoqe per sherebele dhe shkova se kisha nevoje dhe shkova për familjen time. Për ekonominë time’ u shpreh shtetasja me iniciale H.D, e akuzuara si organizatore.
Top Channel