Inside Story/ ‘Do të eci zemër…’/ Mesazhet, kultivuesit e drogës kërkojnë bekimin e fallxhores

12/03/2025 22:00

Shqetësimi për aksionet e policisë u bë dhe më prezent dhe kjo dukej qartë dhe nga këto komunikime ndërmjet shtetasve Ardjan Tahiri dhe Ermis Sela.

Ardjan Tahiri – Nese ke bostan ne Obot kujdes

Ermis Sela – Në rregull. Ca duket?

A – Keq.

E- Ca asht tash?

A- Kanë kap një nga ne.

E – Po kur?

A- Dje, Blerimin e Avnis. Edhe djali i Nuhut në kërkim.

E- Kur ke kohë pimë kafe?

A- Mos me ardh hiç se jan tu nejt civila per me kap Remin. Thuaj edhe Oltit.

Këto biseda janë mjaft komprometuese për grupin e kultivuesve duke i ngarkuar në veprimtarinë e jashtëligjshme. Ajo që bën përshtypje është një lëvizje që thuajse nuk e kemi parë tek fermerët e kanabisit. I arrestuari Ardjan Tahiri, kërkon ndihmën e një fallxhoreje nga Berati me emrin Vjollca. Tingëllon ironike, por ai këkron nga ajo të parashikojë nëse bimët do të zbulohen apo jo. Dhe duket se parashikimi rezultoi i gabuar. Madje, prodhoi një bisedë që u bë pjesë e provave në dosje.

Ardjan – Dojn me ardh policia me mi hek tan gjanat.

Fallxhorja- Ooo mirë

Ardjani – A thu bahet gja?

Fallxhorja – Mirë zemer.

Ardjani – E kam në oborr të shtëpis teme, ma shih at pune nan, si me ja ba nan tash.

Fallxhorja– Po zemer do të eci.

Ardjani – A ke nevoje me te dhane emrin e venit nan. Vallas e ka. Bash ku e kam shpine e vjeter. Nan se kam babin shum me stres per kete pune. Zoti dhe ti e ke ne dore.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta