Inside Story/ Dëshmitë e punëtoreve të kanabisit: Jemi pa bukë, nuk jemi grup kriminal

12/03/2025 22:03

Veprimtaritë e jashtëligjshme, janë formë për të arritur shpejtë te shumat e mëdha të parave.

Ata që operojnë në këto mjedise marrin riskun nga pasojat që sjell drejtësia penale. Μe dëshirë apo jo, të mashtruar apo me vullnet të plotë, shpesh krimi josh edhe njerëz në kushte ekstreme ekonomike. Gratë e punësuara në fermat e hashashit kanë mbajtur qëndrimin se kanë shkuar të punojnë në sherëbelë. Por, pavarësisht se zbuluan që bëhej fjalë për kanabis, nevoja ekonomike i detyroi të punojnë.

Ne jetojmë me vjehrrin dhe me dy motrat e burrit. Njëra është invalide, ndërsa tjetra është afër pensionit, 60 vjeç. Kam burrin dhe 3 fëmijët, punon burri’ u shpreh punëtorja e kanabisit

Do më vinte mirë ti kisha bërë këto gjëra, pasi të paktën nuk do të lija fëmijët pa bukë’ u shpreh H.D, e akuzuara si organizatore

Ku e kam unë përfitimin? Si jetoi familja ime? E mendoi ndonjëherë shteti se me çfarë u ushqyen fëmijët e mi kur u futa në burg, një 16 vjeç dhe tjetra 14?’ u shpreh D.H, e akuzuara si organizatore

Këto dy gra që sot janë para drejtësisë, do të mësojnë fatin e tyre nga vendimi i trupit gjykues në GJKKO. Megjithatë, pala mbrojtëse ka ende disa dilema mbi këtë proces hetimor. Pjesë e procedimit janë bërë dhjetëra gra nga zona të ndryshme që janë bashkuar në një procedim.  Avokatët thonë se nuk përmbushen kushtet që të trajtohen si grup i strukturuar kriminal.

Në realitet, ata nuk bëjnë pjesë në një grup të strukturuar kriminal. Është një mbledhje nga ana e prokurorisë së Posaçme të disa grupeve dhe personave të ardhur nga Shkodra, Lezha, Durrësi, i kanë grumbulluar në një grup të vetëm dhe i kanë dërguar si grup i strukturuar kriminal’ u shpreh Artan Somoni, avokat.

Në këtë rast nuk kemi grup të strukturuar kriminal, nuk jemi në kuadrin e organizatës kriminale sepse personat që janë bashkuar, nuk kanë njohje me njëri-tjetrin. Pra, Pjetër Gjoni është nga Bardhajt, ndërsa personat e tjerë janë nga një fshat tjetër nga Ana e Malit. Nuk janë njohur dhe nuk e njohin njëri-tjetrin, nuk kanë bashkëbiseduar kurrë’ u shpreh Kujtim Ibraj, avokat.

Në fakt, me hetimet e bëra deri në këtë pikë, nuk rezulton të ketë pasur lidhje mes aktivitetit të kultivimit të drogës mes grupit në fshatin Bardhaj dhe grupit tjetër në fshatin Vallas.

Lidhja e vetme që bashkon këto grupe, sipas Prokurorisë së Shkodrës, është zonja e intervistuar nga Inside Story që sipas dosjes ka gjetur punëtore për personat që punonin në të dyja zonat periferike të qarkut Shkodër. Kjo mendohet të ketë qenë edhe një prej kritereve që e konsiderojnë atë si organizatore në këtë aktivitet.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta