Inside Story/ Dëshmia ekskluzive e gruas: U mashtrova, kur më çuan në parcelën e kanabisit…

12/03/2025 21:55

Në vendin e kontrolluar nga policia është sekuestruar dhe një çantë me një kartë identiteti të harruar që rezulton e një zonje nga Laçi.

Bëhet fjalë për gruan tjetër e cila ka folur ekskluzivisht për Inside Story nëpërmjet telefonit.

‘Kur shkova atje e kuptova se nuk kishte të bënte me sherebelë, por me kanabis dhe vendosa të largohem menjëherë. Kur ika harrova çantën dhe brenda kisha kartën time të identitetit. Aty u be identifikimi im, e harrova’ u shpreh punëtorja e hashashit në Laç

Kjo zonjë në fakt ka dhe pretendime të tjera në lidhje me çështjen. Ajo pretendon se pozita e saj po rëndohet nga ana proceduriale. Zonja dhe avokati mbrojtës pretendojnë se arrestimi i saj nuk është bërë në kushtet e flagrancës siç thotë Policia.

‘Nuk jam arrestuar nga policia në kushtet e flagrancës. Kam ardhur ne Laç’ u shpreh punëtorja e hashashit në Laç

Ashtu si dhe zonjat e tjera në dosje, e intervistuara jonë nga Laçi pranon se kushtet e detyruan të punonte. Ajo ka mbajtur qëndrimin se nuk do pranonte të angazhohej nëse do të dinte se po i shërbente një veprimtarie kriminale, por, u mashtruan.

Jetoj së bashku me vjehrrën, dy motrat e burrit, burrin dhe fëmijët, vetëm ne punojmë’ u shpreh punëtorja e hashashit në Laç

Avokati i zonjës beson se për gratë, Prokuroria nuk ka vendosur një akuzë të saktë. Sipas tij, ato nuk duhet të trajtohen si organizatorët e tjerë, duke qenë se nuk kanë përfituar nga tregtia e kultivimi, por vetëm nga puna e tyre.

Nuk mund të klasifikohen njësoj, pasi nuk kanë përfituar nga tregtia e lëndeve narkotike, por nga puna e tyre’ u shpreh avokati, Artan Simoni

Tjetër qëndrim ka organi I akuzës. Sipas prokurorisë, nga analiza e plotë e komunikimeve, disa telefonata dhe biseda rëndojnë së tepërmi pozitën e të intervistuarës sonë. Detaje të cilat e kanë konsideruar si organizatore sa i takon afrimit të grave të tjera për punë.

Në procesverbalet e këqyrjes se telefonave celularë të sekuestrua në vendin e ngjarjes të të pandehurave M.H, E.D, D. Ç, dhe nga vetë e akuzuara D.H, del në pah roli i organizatores dhe i drejtueses në këtë veprimtari. Kjo e fundit komunikonte me personat që kërkonin gra për qethje dhe caktonte gratë që do të merrnin pjesë. M.H u thotë shoqeve të saj të rrinë të ndara 2 nga 2 në momentin që shkojnë në Shkodër, që të mos duket sikur njihen, sipas urdhrit që i jepte shefi.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta