“Diaspora ia preu biletën PS-së”/ Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së: Do të përsëritet revolucioni i ‘90

12/03/2025 20:29

Kreu i PD-së Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të demokratëve.

Ai u shpreh se ky është viti i diasporës, e cila sipas Berishës “i ka prerë Partisë Socialiste biletën për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit”.

“E them këtu se qëndresa e aktivistëve militantëve drejtuesve të PD-së, deputetëve të saj ndaj një regjimi diktatorial, është një betejë epikë në historinë e një kombi. Të gjitha format e persekutimit e shantazhit, PD- ia doli. Kurrë ndonjëherë një opozitë në kushte shumë të vështira dhe të veçanta nuk ia ka dalë të bëjë opozitën, kundërshtinë, denoncimin, faktimin provat, siç ia ka dalë PD-ja këto vite. Qytetarë të thjeshtë, militantë të partisë, nuk njohin lodhje e tërheqjeje, por ecin dhëmb për dhëmb në një regjim të egër, të pamoral, hajdutësh, trafikantësh dhe vijmë sot të sigurt në fitore.

Në këtë garë, siç jeni dëshmitarë, më hapur në historinë e këtij vendimi, qindra djem e vaja, paraqiten lirshëm pa asnjë presion. Këto kandidatura të shkëlqyera ishin të denja për tre parlamentet, vështirësitë e mëdha ishin për zgjedhjen e më të mirëve. Kriminelë, ministra, të veshur me Doce&Gabaana apo forma shumë të shtrenjta por paratë i kanë nga kriminelët, merrja masën ti bëjnë nja dy kostume atij… Përfaqësuesit tuaj janë përfaqësues që vijnë si njerëz të lirë para jush. Ky është një ndryshim madhor si nata me ditën.

Larg të qenurit të përsosur por dallimi është i jashtëzakonshëm. Shqiptarët këtë e kanë të qartë si drita e diellit, ju e keni parë ata nisen të parët turin e diasporës, u fik turi i tyre, u shkit i thonë në një shqipe më të hershme, u shua. Ky është viti i diasporës, do të shkruhet me gërma të arta, si diaspora përmbysi narko-diktaturën, ndaj dhe diaspora në mbështetje të PD-së në vitin e saj diaspora e vendosur të përsërisë revolucionin e ’90. E kuptuan që ia preu biletën diaspora, u munduan të bëjnë gjithçka për të ndaluar votimin e tyre. Rama është i pashpresë totalisht. Kanë dy muaj që këndojnë himnin e flamurit, që lajmet nuk kanë asgjë tjetër veçse Lali vjedhsin”, tha Berisha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta