SHBA zbut tonet me Kanadanë, Sekretari amerikan i Tregtisë njofton anulimin e dyfishimit të taksës ndaj metaleve kanadeze

11/03/2025 22:56

Përveç këshilltarit të lartë të tregtisë amerikane Peter Navarro, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick tani ka konfirmuar gjithashtu se Shtëpia e Bardhë nuk do të vendosë tarifa 50% për çelikun dhe aluminin kanadez, sipas BBC-së.

Trump sugjeroi më herët ditën e sotme se një dyfishim në tarifat 25% mund të ndodhë sot.

Ndërkohë, tarifat origjinale prej 25% do të hyjnë në fuqi të mërkurën tha Lutnick.

Kujtojmë se kryeministri i Ontarios njoftoi gjithashtu më herët se ka pezulluar taksën 25% energjinë që kishte vendosur ndaj SHBA-së dhe shtoi se ka kërkuar një takim me zyrtarët amerikan në Uashington.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta