
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për Aplikim për kredi me 0% Interes për blerjen e një banese për 530 Punonjës të Administratës Publike.
Lajmin e ka dhënë Ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Më shumë kuota do të jenë në dispozicion për punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe të Arsimit. Nga 90 vende janë hapur për këta punonjës. Ndërsa 80 kuota do të jenë për Ministrinë e Shëndetësisë, nga 30 kuota për ministrinë e Bujqësisë, Mbrojtjes, Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Drejtësisë. Dhe ministria e Financave, Turizmit, Punëve të Jashtme dhe Kryeministria do të kenë nga 30 kuota.
Sipas njoftimit të publikuar të gjithë punonjësit e interesuar do të kryejnë aplikimin në portalin e-albania. Por për të përfituar duhet të plotësojnë disa kushte:
-Të jetë i punësuar në administratë sipas ligjit të strehimit social
-Të mos kenë banesë në pronësi apo proces legalizimi
-Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar
– Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social
Kanë të drejtë të aplikojnë ata individë të cilët kanë jo më pak se 2 vite të puësuar në momentin e palikimit.
Punonjësit do të zgjidhen nëpërmjet sistemit të pikëzimit i cili do të rendisi dhe aplikantët nëse rezultojnë me pikë të barabarta. Afatit i fundit të aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes. Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për banesa me zero interes.
KRITERET PËR TË PËRFITUAR KREDI
-Punësimi në administratë
-Të mos keni një banesë në pronësi
-Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme
-Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social
INSTITUCIONET PËRFITUESE:
Ministria e Brendshme (90 kuota)
Ministria e Arsimit dhe Sportit (90 kuota)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota)
Ministria e Mbrojtjes (30 kuota)
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota)
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota)
Ministria e Drejtësisë (30 kuota)
Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota)
Ministria e Financave (30 kuota)
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota)
Kryeministria (30 kuota)
Top Channel