Arrihet marrëveshja për Ukrainën, reagon Trump: Jam gati të pres sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

11/03/2025 20:38

Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm për të ftuar përsëri Presidentin Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë pas bisedimeve të sotme SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite.

“Sapo ranë dakord pak më parë. Ukraina është pajtuar, shpresojmë se presidenti Putin do të pajtohet gjithashtu me armëpushimin“-u shpreh Trump.

Ai shtoi se ka një “ndryshim shumë të madh” në situatën aktuale krahasuar me ditën kur presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ishte në Shtëpinë e Bardhë për “takimin famëkeq” të Zyrës Ovale .

Më pak se dy javë më parë, vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë “mori dhenë” pasi presidenti Trump dhe zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, kërkuan që ai të tregojë më shumë mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së.

Pas takimit të sotëm prej 8 orësh,  Shtetet e Bashkuara thanë se “do të heqin menjëherë pauzën për ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”.

“Kievi gjithashtu shpreh gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm, të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve dhe i cili është subjekt i pranimit dhe zbatimit të njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta