Gjesti dhe Joz Marku janë përfshirë në një tjetër debat të tensionuar në “Big Brother VIP Albania”.

Në këtë përballje mes tyre, diskutimet janë përqendruar rreth pyetjes së Gjestit, i cili e ka sfiduar Jozin duke e pyetur se si mundi të rikthehej sëeish në shtëpi, banori iu përgjigj:

Për çka më zgjodhe?

Joz Marku ka reaguar duke e pyetur se pse e ka futur sërish në shtëpi, duke u akuzuar nga Gjesti se si ka fytyrë të ballafaqohet me të.

Nuk është dashur që të vish. Si ke fytyrë të vish sërish, si ke fytyrë të më rrish përballë?

Jozi e ka quajtur vendimin e Gjestit të ndërgjegjshëm dhe ka shpjeguar se vendimi për ta ftuar sërish ka ardhur pasi ka kuptuar se si qëndron situata.

Ti nuk ke fytyrë për vete. Pse më fute?… Sepse e ke kuptu shumë mirë, je ndërgjegjësu.

Nga ana tjetër, Gjesti ka theksuar se e ka futur brenda me qëllimin për t’ia nxjerrë fytyrën dhe për ta larguar sërish.

Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe me të largu sërish. Për mua je jashtë.

Kjo shkëmbim i fjalëve është një tjetër moment tensioni që karakterizon marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”./TAR

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta