Pas miratimit nga ana e Qeverisë shqiptare për kompensimin e pronarëve, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në Shkodër për prishjen e objekteve, duke i hapur rrugë rikualifikimit të hyrjes së qytetit.

Investimi i Qeverisë shqiptare parashikon një ndërhyrje të plotë dhe transformim të gjithë zonës.

Gjatë kësaj kohe, të parashikuara për t’u shembur janë 10 objekte, kryesisht bare, restorante dhe njësi të tjera shërbimi.

Drejtori IKMT Shkodër, EmiljanNika thotë se prishje do të ketë edhe përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe lumenjve.

Investimi është mbi 5 milion euro dhe synon rikualifikimin e hyrjes, si dhe transformimin e bregut perëndimor të liqenit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta