Video/ Momente paniku për Ariana Granden, këngëtarja i shpëton mrekullisht përplasjes nga një makinë
Rrjeti social është përfshirë nga diskutime të nxehta pasi Hailey Bieber pëlqeu një video në TikTok, ku një përdoruese tallte me një set fotografik të realizuar nga Selena Gomez dhe i fejuari i saj, Benny Blanco.
Krijuesja e videos, e njohur me llogarinë @courtneypresto, ndau një “screenshot” të postimit të pëlqyer nga llogaria e verifikuar e Hailey-t.

Në postimin e datës 14 shkurt, @courtneypresto kritikoi Selenën për setin e saj fotografik, ndërsa vlogerja theksoi se ishte edhe më shqetësuese fakti që Hailey e kishte pëlqyer videon, duke lënë të kuptohet se ajo miratonte talljen ndaj Selena Gomez.

Ky veprim ka ngritur dyshime mbi marrëdhënien mes Hailey dhe Selena, duke e bërë shumë të dukshëm rivalitetin mes tyre. Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me përdoruesit që kanë kritikuar ashpër modelen për këtë veprim./ TAR
Top Channel