Emri/ Tentoi të kalonte mbi 220 mijë euro jashtë vendit me një çantë shpine, arrestohet 36-vjeçari në portin e Durrësit

10/03/2025 10:35

Një 36-vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit, pasi tentoi të nxirrte jashtë vendit mbi 220 mijë euro me anë të një çante shpine.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”, duke vënë në pranga Mariglen Daiun, rezident në Itali.

Atij iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta