
Aleksandar Mitrovic, ish-sulmuesi i Fulham dhe Newcastle, është shtruar në spital për shkak të rrahjeve të shpejta të zemrës të shkaktuar nga stresi fizik, sipas raportimeve nga Arabia Saudite.
30-vjeçari serb u transferua te Al Hilal në Lindjen e Mesme në verën e vitit 2023 dhe që atëherë është bërë një yll në klubin e tij të ri, duke shënuar 40 gola në sezonin e tij debutues.
Megjithatë, tani është zbuluar se Mitrovic është udhëzuar të marrë ‘pushim të plotë’ pas shtrimit të tij në spital të dielën herët në mëngjes.
Ky lajm shqetësues vjen më pak se dy ditë pasi Mitrovic luajti në fitoren 2-0 të Al Hilal ndaj Al Feiha të premten, duke shënuar rikthimin e tij në fushë pas një mungese dy mujore për shkak të një dëmtimi që sapo kaloi.
Duke folur për SSC Sports pas ndeshjes, Mitrovic tha: “Kanë qenë dy muaj e gjysmë të vështirë për mua, kam pasur disa probleme me muskulin tim, lëndim pas lëndimit. Kam punuar shumë për t’u rikthyer… Mund t’i ndihmoj shokët e skuadrës”.
Top Channel