
Ish-deputeti i PS, Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare, pas një beteje me kancerin.
Ish-kolegu dhe miku i tij Shpëtim Idrizi ka shprehur dhimbjen me anë të një mesazhi prekës në rrjetet sociale, duke e quajtur Harasanin ‘Daj’.
“Daj na këpute shpirtin!
Sapo mora lajmin e trishtë që Andisi ndërroi jetë, e dija që po luftonte me sëmundjen e rëndë, por daja apo siç e njohin të gjithë ‘Tironci i omël’ kishte shumë energji pozitive e ishte optimist.
Fola para pak kohësh e ishte optimist i pandreqshëm si ai dinte të ishte se do ia dilte, por jo, në fund ajo që është caktuar parakalon çdo dëshirë…
E rëndë të të them Andis të qoftë i lehtë dheu.
Bashkë me Andisin na shkëputet dhe një pjesë e rrugëtimit që kemi bërë bashkë në shkollë në administratë në politikë.
Të gjithë një ditë do të shkëputemi nga kjo botë dhe njësia matëse është me boshllëkun që lëmë, e ti le boshllëk të madh tek unë Daj…
Të Zotit jemi, tek Ai kthehemi, qoftë rrugëtim i lehtë në këtë muaj të Ramazanit vëllai im”, shkruan Idrizi.
Top Channel