Emri/ Mbante në banesë dy armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë
09/03/2025 10:48
Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi mbante në banesë armë zjarri.
Në pranga ra Arben Karaj, cili posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë.
Ai u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel