Ditën e diel moti do të jetë i kthjellët.

Pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjellë në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Mundësia për reshje në territor është zero.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta